Kronika 1 September 2025, 11:12 Nga VNA

Caktohet masa/ Klajdi Zhilla i IMT-së në burg për ryshfet 1 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Caktohet masa/ Klajdi Zhilla i IMT-së në burg për ryshfet 1

Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin tjetër të IMT Klajdi Zhilla, i cili dyshohet për veprën penale të korrupsionit.

Burimet nga seanca thanë se Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat. Zhilla pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazarave që janë bërë për subjektin në fjalë. Ai deklaron se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Të nesërmen ai pretendon se ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Gerald Fuçia për të marrë një porosi.

Sipas avokatit, edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.

Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK. Të shtunën GJKKO la në burg edhe punonjësin tjetër të IMT-së Gerald Fuçia. Të dy dyshohen se morën ryshfet 1 mijë euro për mos heqjen e një tende. Paratë e ryshfetit tentuan t’i fshihnin në lokalin në pronësi të ish-deputetit Mark Frroku. Për rrjedhojë është në hetim banakieri i lokalit dhe një inspektor tjetër i IMT-së.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme