Kronika 5 January 2026, 13:04 Nga VNA

Burgjet hedhin poshtë pretendimet e Veliajt: Kryebashkiaku refuzoi të dilte për seancën në GJKKO

Ndaje në Whatsapp

Burgjet hedhin poshtë pretendimet e Veliajt: Kryebashkiaku refuzoi të

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht ndaj deklarimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet për vonesa në transferimin e tij nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas deklaratës për shtyp, Policia e Burgjeve ka njoftuar në kohë Veliajn për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore, ndërsa mjetet e eskortës kanë qenë të pranishme në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit brenda orarit të parashikuar.

Në momentin e njoftimit, thekson Drejtoria e Burgjeve, Erion Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar. Ky pretendim të kryebashkiakut, sipas institucionit, nuk qëndron.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron gjithashtu se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana e saj nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme