Kronika 13 November 2025, 09:48 Nga VNA

Breshëria e plumbave në Rinas nuk kursyen as makinën e një qytetari që priste nënën

Ndaje në Whatsapp
Breshëria e plumbave në Rinas nuk kursyen as makinën e një
Makina e qytetarit që mori plumba

Breshërisë së plumbave në atentatin e Rinasit, nuk i kanë shpëtuar as makinat e qytetarëve të thjesht. Nga sulmi mafioz i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, karhu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP që ndodhej në makinë, Muçi Shaljani, janë dëmtuar edhe automjete të rastësishme në zonë.

Autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi, duke qëlluar disa herë drejt makinës ku ndodheshin dy viktimat. Plumbat kanë përshkuar perimetrin përreth, duke goditur edhe automjetin e një qytetari që ndodhej brenda pasi po priste nënën që po kthehej nga Spanja, por fatmirësisht pa e lënduar.

Nga të shtënat, dëmtime kanë pësuar edhe fasadat e disa bizneseve pranë vendngjarjes, duke shtuar frikën dhe panikun mes banorëve të zonës. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të atentatit që tronditi zonën e Rinasit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme