Kronika 23 August 2025, 11:51 Nga VNA

Brenda 1 dite/ 5 të arrestuar për dhunë ndaj grave dhe prindërve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Brenda 1 dite/ 5 të arrestuar për dhunë ndaj grave dhe

Të paktën 5 persona janë arrestuar në Tiranë përgjatë 24 orëve, pasi rezultojnë se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve apo prindërve. Dhuna në familje, në forma të ndryshme, psikologjike apo fizike, vijon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë.

Rastet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin M. J., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake;
arrestuan shtetasin në kërkim E. S., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

O. V., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
A. Xh., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme