Kronika 28 September 2025, 10:43 Nga VNA

Brazili urdhër arrest për "bolin" e kokainës Ervin Mata

Ndaje në Whatsapp
Brazili urdhër arrest për "bolin" e kokainës Ervin Mata

Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin e sasive të konsiderushmë të kokainës nga Amerika Latinë në Europë.

Mediat shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes me 23 shtator ka lëshuar vendimin për ndalimin e Matës , i cili sipas gjyqtarit ndodhet në territorin brazilian.

Mediat shkruajn:

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e manjatit shqiptar Ervin Mata, i akuzuar nga Prokuroria Publike e Shqipërisë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Urdhri u lëshua më 23 shtator, pasi qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e biznesmenit, i cili thuhet se ishte i arratisur në Brazil.

“Duke pasur parasysh sa më sipër, duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe ka për qëllim të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi, i cili zbulohet me dorëzimin efektiv të personit të ekstraduar në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t'i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar”, shkroi Moraes në vendim.

Urdhër-arresti u lëshua më 11 mars, por dekreti u publikua vetëm më 23 shtator. Çështja po përpunohet në mënyrë konfidenciale në Gjykatën Federale Supreme (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim. Ervini nuk është arrestuar ende.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme