Kronika 11 August 2025, 20:08 Nga VNA

Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb: U përleshëm rëndë, më provokoi

Ndaje në Whatsapp
Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb: U

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sejdi u shpreh se është shoqëruar anë rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

“Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi balalafaquar. 

Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte. Prej 5-6 vitesh, pati reagim, edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, tha ai.

Arkani (Željko Ražnatović) është një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990. Ai U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Arkani u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme