Kronika 21 October 2025, 11:50 Nga VNA

“Bojkoti i avokatëve do vazhdojë”, Maksim Haxhia: Trajtimi i mbrojtësve ligjorë të jetë dinjitoz nga gjykatat

Ndaje në Whatsapp
“Bojkoti i avokatëve do vazhdojë”, Maksim Haxhia: Trajtimi

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi sot se bojkoti i avokatëve do të vijojë me qëllim që trajtimi i mbrojtësve ligjorë të jetë dinjitoz nga gjykatat.

Avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore penale per 5 ditë pas arrestimit të Ulian Barjamit, por më pas u lirua pasi u konstatua që nuk kishte kërcënuar prokurorin në sallën e gjyqit.

"Qëllimi jonë natyrisht, ato janë janë procese të nxjerrjes së përgjegjësisë administrative dhe penale, por qëllimi jonë nuk është për të vënë para përgjegjësisë, qëllimi madhor them i dhomës, një gjyqtar, një prokuror apo një oficer i policisë gjyqësore, por nëpërmjet rastit t'i kujtojmë, t'i detyrojmë të zbatojnë ligjet në marrëdhëniet me palët në proces. Lidhur me oficerin e policisë gjyqësore ose me prokurorin apo me tjetër kënd, është në vullnetin e personit që që ka qenë i ndaluar për të vazhduar procesin.

Unë dua të falenderoj edhe shumë kolegë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë mbështetur fuqishëm dhe me telefonata të të menjëhershme që kur ndodhi ngjarja. Duke shprehur mbështetjen dhe suportin dhe shqetësimin njëkohësisht për kolegët e tyre në trajtimin e rastit, por nga rasti edhe trajtimin e problematikës dhe jam shumë i keqardhur nga organet e pushtetit, e drejtuesve të pushtetit gjyqësor, KLP-ja, KLGJ-ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që nuk kanë marrë asnjë kontakt, edhe pse i kemi vënë në dijeni në mënyrë zyrtare dhe shumë korrekte, nuk kanë bërë asnjë kontakt. Kjo tregon, kjo tregon plogështinë, kjo tregon inaktivitetin e këtyre organeve, të cilët duhet të riorganizohen dhe i bëj thirrje edhe ata që po merren me me trajtimin e analizës së reformës në drejtësi, të rishikojnë të gjithë strukturat e miratuara.

Edhe klientët na kanë mbështetur, sepse për ata shtyrja e një seance nuk do të thotë se se rëndohet pozita e tyre.  Atëhere, shiko, unë s'mund të marr përsipër të të them që do bëhet kjo, për arsye sepse unë jam një votë në në në strukturat dhe dhe organet drejtuese të dhomës, por vetëm po them vetëm kaq, që kupa është mbushur dhe po, po qe se do ketë një rast të tillë, po më tepër nga organet drejtuese të sistemit gjyqësor, po ju garantoj që do abandonohen të gjitha proceset dhe për jo për një kohë, jo për një ditë, jo për një javë, po për muaj", tha Haxhia. 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme