Kronika 21 February 2026, 16:46 Nga VNA

Bllokohet pa afat aksi Librazhd–Korçë, qindra udhëtarë kanë mbetur në pritje pas rrëshqitjes së tokës në “Arrat e Gurrës”

Ndaje në Whatsapp

Bllokohet pa afat aksi Librazhd–Korçë, qindra

Pezullimi pa afat i qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd–Korçë, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ka lënë qindra drejtues mjetesh dhe pasagjerë të bllokuar në të dyja anët e aksit.

Mes të bllokuarve ka familjarë me fëmijë të vegjël, të moshuar si dhe drejtues mjetesh transporti, të cilët prej orësh presin një zgjidhje, ndërsa situata paraqitet e pasigurt për shkak të çarjeve të thella në trupin e rrugës.

“Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë nga të kalojmë,” shprehet një drejtues automjeti, i cili tregon se ka mbi tri orë në pritje.

Një tjetër qytetar, që udhëtonte me familjen, thekson se situata është veçanërisht e vështirë për fëmijët. “Fëmijët janë lodhur, nuk kemi as ujë mjaftueshëm. Duhet një zgjidhje alternative sa më shpejt,” tha ai.

Banorë të zonës bëjnë me dije se problematika në “Arrat e Gurrës” ka qenë e pranishme prej javësh dhe se çarjet në rrugë janë thelluar gradualisht. “Kjo ishte e paralajmëruar. Toka ka lëvizur edhe herë të tjera, por tani situata duket shumë më e rëndë,” u shpreh një banor.

Ndërkohë, drejtues mjetesh kërkojnë më shumë informacion zyrtar dhe orientim për rrugë alternative, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e segmentit problematik.

Pezullimi i qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm kombëtar ka krijuar radhë të gjata automjetesh, si dhe pasiguri e tension mes udhëtarëve, të cilët presin një zgjidhje konkrete për të vijuar udhëtimin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme