Kronika 30 Gusht 2025, 18:31 Nga VNA

Bleona Qerreti padit Evi Kokalarin për 2 milionë dollarë në New York

Ndaje në Whatsapp
Bleona Qerreti padit Evi Kokalarin për 2 milionë dollarë në

Bleona Qerreti ka ngritur një padi ndaj Evi Kokalarit pranë Gjykatës së Lartë të Shtetit të New York-ut, duke kërkuar kompensim prej 2 milion dollarësh. Këngëtarja e njohur shpreh se kjo nismë ligjore vjen pas një fushate të vazhdueshme shpifjesh dhe mashtrimesh që, sipas saj, kanë dëmtuar reputacionin dhe karrierën e saj.

Padi përfshin pretendime për shpifje dhe dezinformim të qëllimshëm, duke kërkuar që gjykata të njohë dëmin financiar dhe moral që ka pësuar Qerreti. Avokatët e saj deklarojnë se dokumentet e paraqitura përmbajnë prova të qarta të veprimeve që kanë cenuar imazhin publik të këngëtares.

Bleona thekson se fushata e shpifjeve ka qenë intensive dhe e qëllimshme, duke e paraqitur atë në mënyrë të gabuar dhe duke dëmtuar imazhin e saj në publik.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata në javët në vazhdim.

NJOFTIM

BLEONA QERETI PADIT PËR 2 MILION DOLLAR PRANË GJYKATËS SË LARTË TË SHTETIT TË NEW YORK-UT, EVI KOKALARIN PAS FUSHATËS SË SHPIFJEVE DHE MASHTRIMIT.

Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim.

Sfondi i ngjarjeve:

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj.

Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambicjet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

Pasi u ndje e kercenuar nga prania dhe fama e Bleones ne rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, per te avancuar agenden e saj Evi Kokalari ne vitin 2022 nderpret cdo marredhenie me Bleonen, dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj.

Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Qëndrimi i Bleonës:Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.” – Bleona Qereti

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme