Kronika 15 January 2026, 13:10 Nga VNA

Blegtorët e dy fshatrave në Ersekë protestojnë për kullotat e zaptuara: Akuza për përvetësim dhe mbivendosje pronësie

Ndaje në Whatsapp

Blegtorët e dy fshatrave në Ersekë protestojnë për

Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan, në zonën e Ersekës, kanë protestuar këtë të enjte kundër zaptimit të kullotave, të cilat ata pretendojnë se janë në pronësi dhe përdorim të dy komuniteteve.

Sipas banorëve, sipërfaqe të konsiderueshme kullotash janë përvetësuar nga një individ i vetëm, i cili dyshohet se ka marrë në zotërim mbi 400 hektarë tokë. Ata shprehen se këto sipërfaqe pritet të përdoren për instalimin e paneleve fotovoltaike.

Banorët theksojnë se ky veprim i dëmton rëndë ekonomikisht, pasi blegtoria përbën burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga kjo situatë, duke rrezikuar vazhdimësinë e aktivitetit blegtoral.

Protestuesit i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për të verifikuar dhe rishikuar dokumentacionin e pronësisë. Sipas tyre, ekzistojnë mbivendosje në hartat e truallit, të cilat kanë çuar në përfshirjen e padrejtë të kullotave që prej vitesh përdoren për kullotjen e bagëtive.

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe rikthimin e kullotave në përdorim të tyre, duke paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë reagim institucional, protestat do të vijojnë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme