Kronika 5 October 2025, 15:42 Nga VNA

Bisedat e “Rumit” në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në kadastrën e Durrësit: I japim 5 mln të motivohen pak

Ndaje në Whatsapp
Bisedat e “Rumit” në Sky ECC për tjetërsimin e

Në dosjen e SPAK që goditi grupin kriminal të Avdylajve dhe Aleksandër Lahos, alias “Rrumi”, dalin detaje për tjetërsime pronash në Gjirin e Lalzit. Hetimet zbulojnë se grupi, përfshirë vëllain e Lahos, Vullnet Muçën, dhe të shpallurin në kërkim Agron Bejdolli, kishte akses të drejtpërdrejtë në ZVRPP Durrës.

SPAK ka identifikuar dhjetëra AMTP të falsifikuara për tokat në zonat bregdetare. Në biseda të zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, flitet për pagesa ndaj zyrtarëve për regjistrimin fiktiv të pronave. Një person me emrin Leo, që sipas hetimeve ka qenë jurist ose zv.drejtor në ZVRPP, kërkonte “5 lekë” për të mbyllur çështjet.

Aleksandër Laho diskuton me Vullnet Muçën për të “motivuara” zyrtarët dhe për të bërë firmat me foto.

Biseda në SKY ECC:

Në datën 02 gusht 2020, ora 18:51, Vullnet Muça bashkëbisedon me Aleksander Lahon për një person me emrin Leo i cili ka kërkuar lekë për të bërë regjistrimin e dy pronave që i përkasin Kilës dhe Semenës. Leo ka marrë persipër edhe Juristin ndërsa per drejtorin Aleksandri e pyet Vullnetin nëse do të bëjnë variantin e tyre- ta bëjnë firmën me foto. Nga hetimi rezulton se punonjës me emrin Leo në ZVRPP Durrës kanë qenë dy persona, nga të cilët njëri me detyrën e juristit dhe tjetri me detyrën e Zv/Drejtorit.

Vullneti- Ky Leo kerkun 5 lek me kalu ato dyja

Aleksandri- Cil dyjja kilen…dhe sememen…5 lek 1 mer persiper ai te gjitha.

Vullneti – Po kto dy te funit 20-15.

Aleksandri- Po i mer persiper jurist dhe drejtorin… apo vetem ky per vete.

Vullneti- Vetem juristin.

Aleksandri – Kuptoj… po per drejtorin do bojm variantin ton…??

Vullneti-Po… Te motivohen pak.

Aleksandri – Mir esht por me i then qe juristi ta bej praktin 100% te regullt.

Vullneti- Te motivohen pak. Po po me foto firmen.

Aleksandri- Dhe esht ok mendoj un po e bon te regullt.

Nga këqyrja që i është bärë aktit te ekspertimit të telefonit lë shtetasit Agron Bejdolli……

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme