Kronika 26 August 2025, 18:22 Nga VNA

Bilanci alarmues në rrugët e vendit, 5 persona në ditë përfshihen në aksidente, shumica për faj të shoferëve

Ndaje në Whatsapp
Bilanci alarmues në rrugët e vendit, 5 persona në ditë

Çdo ditë, rrugët e Shqipërisë regjistrojnë mesatarisht pesë persona të përfshirë në aksidente rrugore, disa prej të cilëve humbin jetën, ndërsa të tjerë plagosen. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) zbulojnë një situatë shqetësuese: në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë ndodhur 636 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen apo lëndimin e 883 personave.

Shumica dërrmuese e aksidenteve kanë si shkaktar drejtuesit e automjeteve. Nga totali, 88 aksidente janë shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Krahasuar me vitet e mëparshme, numrat tregojnë një problem të qëndrueshëm. Gjatë vitit të kaluar ndodhën 2,088 aksidente, që sollën 175 viktima, ndërsa në vitin 2023 u regjistruan 1,539 aksidente me 192 humbje jete.

Një fakt befasues është se aksidentet më të shumta shkaktohen nga drejtues automjetesh me eksperiencë të gjatë. Sipas INSTAT, ata që kanë më shumë se 9 vite me leje drejtimi ishin përgjegjës për 742 aksidente gjatë vitit të kaluar, ndërsa ata me më pak se 3 vite eksperiencë shkaktuan 296 aksidente.

Për shkak të fluksit të madh të mjeteve dhe njerëzve, Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, e ndjekur nga Lezha, Durrësi dhe Fieri. Në kontrast, Berati dhe Dibra raportojnë numrin më të ulët të aksidenteve rrugore.

Sipas të dhënave, e shtuna rezulton dita më e rrezikshme për aksidente, veçanërisht gjatë muajit shtator, e ndjekur nga e hëna. Ndërkohë, e mërkura dhe e diela shënojnë numrin më të ulët të aksidenteve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme