Kronika 27 January 2026, 12:14 Nga VNA

Benet Beci nuk paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për dosjen e tenderit të KESH

Ndaje në Whatsapp

Benet Beci nuk paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për dosjen e

Ka dështuar seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe gjashtë të pandehurit e tjerë, të akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Beci nuk u paraqit në seancë, ndonëse ligji e përcakton si të detyrueshme praninë e tij, ndërsa arsyet e mungesës nuk ishin të qarta për gjykatën. Kujtojmë se më herët ai e kishte shmangur paraqitjen në SPAK për dy herë radhazi, gjatë fazës së komunikimit të akuzës.

Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi shtyrjen e seancës për më 11 shkurt, në orën 11:00. Në këtë seancë, SPAK pritet të lexojë kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim, ndërsa mbrojtja do të paraqesë kundërshtimet e saj. Mes të pandehurve është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili ndodhet në arrest.

Sipas SPAK, Benet Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve ekonomikë në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” dhe me vlerë 96.5 milionë lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme