Kronika 22 November 2025, 08:53 Nga VNA

Belinda Balluku paraqitet në GJKKO/ Përveç motrës, si avokat i bashkohet edhe ish-gjyqtari Ardian Kalia

Ndaje në Whatsapp

Belinda Balluku paraqitet në GJKKO/ Përveç motrës, si

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku përforcon mbrojtjen. Krahas motrës si avokate, në ekip është shtuar dhe ish-gjyqtari Ardian Kalia. Ai ushtron profesionin e avokatit pas largimit nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.

Balluku është paraqitur personalisht në GJKKO, pasi pritet verifikimi i masës së sigurisë.

Pak më parë kanë mbërritur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme