Kronika 28 October 2025, 21:28 Nga VNA

“Belgjika po bëhet narkoshtet” — Letra tronditëse e gjyqtarit të Antwerp: “Mafia është bërë pushtet paralel që sfidon policinë dhe drejtësinë”

Ndaje në Whatsapp
“Belgjika po bëhet narkoshtet” — Letra tronditëse e

Trafiku i drogës po e shndërron Belgjikën në një narkoshtet, ndërsa sundimi i ligjit është në rrezik serioz. Ky ishte paralajmërimi i fortë i një gjyqtari të qytetit të Antwerp, i cili në një letër anonime i kërkon qeverisë belge ndërhyrje urgjente për të frenuar përhapjen e ndikimit të mafies dhe rrjeteve kriminale.

Në letrën e tij, gjyqtari thekson se ajo që po ndodh në Belgjikë nuk është më një çështje klasike krimi, por një kërcënim i organizuar që po minon vetë institucionet e shtetit.

“Strukturat e gjera të ngjashme me mafian kanë zënë rrënjë, duke u bërë një pushtet paralel që sfidon jo vetëm policinë, por edhe gjyqësorin. Pasojat janë serioze: a po evoluojmë në një narkoshtet? Sipas komisionerit tonë të drogës, ky evolucion është tashmë në proces”, – shkruan gjyqtari.

Porti i Antwerp, një nga më të mëdhenjtë në botë, ka shërbyer prej kohësh si portë hyrëse për trafikun e kokainës dhe substancave të tjera narkotike drejt Europës. Kjo situatë ka krijuar një terren të favorshëm për organizatat kriminale, të cilat, sipas gjyqtarit, kanë depërtuar në të gjitha nivelet e administratës.

Ndërkohë, Brukseli është përfshirë gjithashtu nga një valë dhune të lidhur me tregtinë e drogës. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar mbi 60 incidente me armë zjarri, nga të cilat 20 ndodhën gjatë muajve të verës.

Në letrën e tij, gjyqtari paralajmëron se Belgjika po përmbush tashmë kriteret që karakterizojnë një narkoshtet: ekonomi e paligjshme, korrupsion i thellë dhe dhunë sistematike.

“Rrjetet e pastrimit të parave po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e vendit, duke rritur çmimet e pasurive të paluajtshme dhe duke e bërë të vështirë për qytetarët e ndershëm të jetojnë me dinjitet. Ndërkohë, korrupsioni po depërton në institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato të drejtësisë”, – shkruan ai.

Sipas gjyqtarit, gjatë hetimeve të tij në vitet e fundit janë zbuluar raste të shumta ryshfeti dhe bashkëpunimi me grupet kriminale brenda strukturave shtetërore.

"Çështjet që kam drejtuar kanë rezultuar në arrestime të punonjësve në pozicione kyçe portuale, oficerëve të doganave, oficerëve të policisë, nëpunësve komunalë dhe, për fat të keq, madje edhe të stafit të sistemit të drejtësisë”, – thekson ai.

Një tjetër element tronditës i letrës është mënyra se si krimi është banalizuar në shoqërinë belge.

Sipas gjyqtarit, atentatet dhe rrëmbimet mund të porositen sot lehtësisht në internet – jo më në “dark web”, por në platforma të zakonshme si Snapchat, që përdoren çdo ditë nga të rinjtë.

Për të trajtuar valën e dhunës dhe incidentet e shumta fatale – ku shpesh kanë qenë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë – Ministri i Brendshëm i Belgjikës ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e vendosjes së trupave ushtarake në rrugët e Brukselit për të rikthyer rendin dhe sigurinë publike.

Më herët gjatë këtij viti, qeveria belge miratoi bashkimin e gjashtë zonave policore të Brukselit në një njësi të vetme, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Reforma pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027. Në përfundim, letra anonime e gjyqtarit të Antwerp ngre alarmin për një krizë të thellë që po godet zemrën e sistemit belg të drejtësisë dhe rendit publik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme