Kronika 13 May 2026, 14:27 Nga VNA

“Kleviol Ahmeti ka pasur xhelozira me djalin tim…”. Ja çfarë dëshmoi babai i Noizyt në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Ndaje në Whatsapp
“Kleviol Ahmeti ka pasur xhelozira me djalin tim…”. Ja

Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy dha dëshmi para Gjykatës së Posaçme në procesin penal ndaj anëtarëve të bandës kriminale të drejtuar nga Laert Haxhiu. Ai foli lidhur me ngjarjen e 8 qershorit 2022, kur iu vendos tritol në biznesin e tij, që sipas dëshmisë së të penduarit të bandës Artan Tafani, tha se tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut, për llogari të Kleviol Ahmetit.

“Para 4 vitesh kam qenë në gjumë. Mora vesh që kishte shpërthyer diçka. Shtëpia është në katin e pestë. E dëgjova zhurmën. Në atë moment nuk ka qenë stafi aty. Lokali ka qenë biznes funksional, por në atë orë ishte i mbyllur, sepse ishte natë.
Nuk e kujtoj emrin e punonjësit, kanë kaluar 4 vite. Administratorja i ndiqte lokalet, vajza ime, Anisa. Kam edhe një djalë, është muzikant.
Lokali ka qenë i mbyllur. Nuk e kujtoj nëse djali ka qenë në shtëpi apo jashtë shtetit. Ai jeton vetëm, pak më poshtë. Zbritëm poshtë. Pallati është 8-9 kate. Zbrita, por nuk pashë kush kishte zbritur, sepse isha i stresuar. Djalin e kam parë më pas.
Pashë që ishin thyer xhamat dhe ishte prishur gjithçka. Nuk hyra brenda në lokal, sepse pritëm që të vinin dhe të bëheshin verifikimet. Lokali është rreth 100 metra katrorë dhe ndodhet në katin e parë. Ka pasur kamera. Pasi erdhi policia, nuk mora vesh asgjë më shumë. Ngjarjen nuk di me çfarë ta lidh. Këtë e kam deklaruar edhe në polici. As nuk njoh njeri, as nuk kam probleme me çështje pronësie. Nuk e di nëse djali ka pasur ndonjë problem. Djali është artist. Edhe sot e kësaj dite nuk dimë gjë. Nga mediat kemi marrë vesh”, tha Bashkim Rajku.

Ai shpjegoi më tej se: “Kleviol Ahmetin e kemi dëgjuar. Di që merret me muzikë dhe me rrjete sociale. Di që ka pasur xhelozira me djalin tim. Më duket se është nga Lushnja.
Nuk kam pasur dyshime për dikë, sepse nuk kam menduar që kam pasur hasmëri aq sa dikush ta bënte atë.”

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme