Kronika 15 February 2026, 14:46 Nga VNA

Bardhyl Fusha piu raki para se të grabiste me armë filialin e Fibank. Dinamika e ngjarjes

Ndaje në Whatsapp
Bardhyl Fusha piu raki para se të grabiste me armë filialin e Fibank.

Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore në Gjykata e Tiranës, ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Bardhyl Fushën, i cili grabiti filialin e Fibank në kompleksin Kompleksi Delijorgji.

Ditën e ngjarjes, ai është larguar nga shtëpia me qira ku banonte me një çantë të zezë, brenda së cilës kishte fshehur një kallashnikov. Në një moment është ndaluar pranë një kantieri ndërtimi dhe ka biseduar me punëtorët. Sipas prokurorisë, disa prej tyre janë ankuar për pagesat, pasi Fusha u kishte borxhe.

Mesa duket, i mbytur nga borxhet dhe pa rrugëdalje, ai ka menduar të grabisë bankën. “I dyshuari është ulur në një lokal përballë bankës dhe ka pirë kafe e raki”, tha prokuroria.

Pasi konsumoi rakinë, ai hyri në bankë dhe qëlloi një herë me armë. Më pas mbushi çantën me para, por teksa po largohej, kuptoi se dera ishte e mbyllur. Sipas prokurorisë, ai është kthyer sërish brenda dhe ka kërcënuar punonjësen duke i thënë: “Të pashë që ta mbyllje derën, hape se ndryshe…”.

Në momentin që dera u hap, ai u arrestua nga policia. Babai i dy fëmijëve deklaroi se e kreu grabitjen për shkak të borxheve.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme