Kronika 20 February 2026, 23:20 Nga VNA

Bardhi: 41 protestues të shoqëruar në Tiranë, përfshirë të mitur dhe një invalid

Ndaje në Whatsapp

Bardhi: 41 protestues të shoqëruar në Tiranë,

Në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar 41 protestues, nga të cilët 19 vetëm në Komisariatin Nr. 1, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Ai njoftoi se mes të shoqëruarve ka një numër të konsiderueshëm të miturish dhe një person me aftësi të kufizuara, i cili u trajtua me vonesë mjekësore pas reagimit të Partisë Demokratike.

“Vetëm pasi janë vënë në dijeni, është lejuar që personi i dhunuar gjatë shoqërimit të marrë ndihmë mjekësore. Brenda atij rrethimi mbahen në shkelje të ligjit tre të mitur. Avokatja e PD-së ka ndjekur procedurat,” tha Bardhi. Ai shtoi se në këtë komisariat nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore nga protestuesit.

Bardhi akuzoi policinë për sjellje të dhunshme dhe për sulme ndaj besimtarëve myslimanë brenda xhamisë. Ai komentoi gjithashtu reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj ngjarjes, duke e cilësuar si “mllef dhe urrejtje ndaj qytetarëve që protestojnë”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme