Kronika 15 April 2026, 12:16 Nga VNA

Banori i pallatit të djegur pranë QSUT: Shtëpia ime 150 mijë euro u bë shkrumb, e kalova natën jashtë

Ndaje në Whatsapp

Banori i pallatit të djegur pranë QSUT: Shtëpia ime 150 mijë

Një banor i pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e së martës në zonën e njohur si “Farmacia 10”, pranë QSUT, ka treguar se e ka kaluar natën jashtë, pasi apartamenti i tij u dëmtua nga zjarri.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se banesa, të cilën e kishte blerë dy vite më parë për 150 mijë euro, është shkatërruar plotësisht nga flakët.

"Shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para dy vjetësh. Është bërë shkrumb komplet edhe nuk të lë kush që të futesh brenda me parë shtëpinë time. Përjashta e kam kaluar natën, Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu", tha ai.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë djegur, ndërsa një bilanc i saktë pritet të bëhet publik në orët në vijim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme