Kronika 28 February 2026, 11:15 Nga VNA

Banorët e Thumanës protestojnë duke bllokuar autostradën, kërkojnë riparimin e rrugës së Gramzës

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Thumanës protestojnë duke bllokuar autostradën,

Banorët nga fshatrat e Njësisë Administrative Thumanë protestuan sot për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar, duke bllokuar për rreth një orë qarkullimin.

Shkak i protestës është shkatërrimi i rrugës së Gramzës, e cila përdoret nga automjetet që devijojnë nga aksesi kryesor i autostradës, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe Bashkisë Krujë për investimin dhe riparimin e kësaj rruge prej rreth 500 metrash.

Banorët apeluan për investime urgjente në rrugët e Krujës, një nga zonat më pak të investuara, të cilat, sipas tyre, janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë. Protesta theksoi frustrimin e komunitetit për infrastrukturën e degraduar dhe mungesën e përgjigjes institucionale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme