Kronika 27 February 2026, 12:34 Nga VNA

Banorët e Tërpanit në Përmet protestojnë për rrugën e bllokuar

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Tërpanit në Përmet protestojnë për

Banorët e Tërpan, në Poliçan, kanë dalë sot në protestë duke bllokuar për rreth një orë rrugën nacionale Tërpan–Përmet.

Shkak i reagimit është bërë ndërtimi i aksit Tërpan–Ballaban–Përmet, që sipas tyre ka bllokuar dhe ngushtuar rrugën hyrëse të fshatit. Banorët shprehen se nuk mund të hyjnë lirisht me automjete në banesa dhe as me mjete bujqësore në plantacionet me ullinj.

Ata theksojnë gjithashtu se punimet kanë bllokuar kanalet kulluese, duke shkaktuar vërshime ujërash në zonën e banuar. Protestuesit i bëjnë apel institucioneve për ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që të hapet rruga e fshatit dhe të garantohet akses normal për banorët dhe fermerët.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët lidhet me cilësinë e punimeve. Megjithëse rruga ende nuk është asfaltuar plotësisht, segmentet e shtruara deri tani kanë pësuar çarje përgjatë gjithë gjatësisë dhe në disa pjesë edhe rrëshqitje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme