Kronika 27 January 2026, 17:06 Nga VNA

Banorët e Shkozetit peticion Bashkisë për pastrimin e kanaleve: Situata shqetësuese jo vetëm kur ka përmbytje

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Shkozetit peticion Bashkisë për pastrimin e kanaleve:

Për shkak të përmbytjeve të përsëritura dhe kanaleve të bllokuara, 140 banorë të zonës së Shkozetit në Durrës kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe një plan 6-mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kullimit.

Banorët shprehin shqetësim për depërtimin e ujërave të ndotura në oborre dhe banesa, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e komunitetit, dhe theksojnë se situata përsëritet çdo vit pas reshjeve të shiut.

Peticioni mbështetet edhe nga organizata të shoqërisë civile, të cilat kërkojnë nga institucionet vendore një qasje më të qëndrueshme dhe të planifikuar, në vend të ndërhyrjeve emergjente. Banorët presin një reagim konkret përpara reshjeve të ardhshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme