Kronika 26 February 2026, 14:46 Nga VNA

Banorët e Rrojllit vijonë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt, përplasen me policinë dhe punonjës të sigurisë private

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Rrojllit vijonë protestën kundër resortit të

Banorët e zonës së Rrjollit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre pranë kantierit tw resortit të Bashkim Ulajt, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre po u grabit pronat e tyre.

Edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ishin të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve dhe rendin publik. Banorët janë shprehur se ndaj tyre është ushtruar dhunë edhe nga punonjës “Breçani Security”, ndërsa akuzojnë shtetin se po mbron, sipas tyre, “zaptuesit e pronave”.

Nga ana tjetër, 6 banorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa një prej tyre është lënduar në dorë. Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vijojnë kundërshtimin e tyre deri në pezullimin e punimeve, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme