Kronika 7 February 2026, 17:13 Nga VNA

Banorët e Rrjollit para policisë: Lironi të arrestuarit! Po na marrin tokat padrejtësisht dhe po na dhunojnë

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Rrjollit para policisë: Lironi të arrestuarit! Po na

Banorë të fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër u mblodhën pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, duke kërkuar lirimin e disa prej banorëve të shoqëruar gjatë protestave për pronat. Protestuesit akuzojnë institucionet për padrejtësi në çështjet e pronësisë dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Njëri prej tyre deklaroi se banorët janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe se nuk do të ndalen deri sa të fitojnë të drejtën e tyre, duke përmendur edhe mundësinë e ndjekjes së çështjeve në gjykata dhe në SPAK.

“Na arrestojnë te toka, shkojnë atje sikur ua kemi zënë ne. Ne do të vijmë nesër, e pasnesër, pasi jemi në të drejtën tonë. Këta kriminelë na trajtojnë se u kemi zënë ne tokat. Na bllokojnë makinat, kanë falsifikuar dokumentet. Nuk do të ndalemi, dhe do ta mbrojmë me çdo mënyrë. Do t’i drejtohemi gjykatave, SPAK-ut. I kapin prej leckash, nuk pyesin nëse janë pleq apo të rinj. Nuk është shteti që kemi ne, por ata që kanë paguar.”

Një tjetër protestues nuk i kurseu lotët, duke theksuar se banorët nuk do të ndalen deri sa të fitojnë të drejtën e tyre mbi pronat.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje konkrete nga autoritetet për pretendimet e tyre.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme