Kronika 3 February 2026, 11:08 Nga VNA

Banorët e Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër resortit turistik, përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar sërish sot, pasi pretendojnë se po u grabiten pronat për ndërtimin e një resorti turistik. Ata janë përplasur me forcat e policisë që ndodheshin në zonë, ndërsa fillimisht kanë bllokuar aksin rrugor Velipojë–Shëngjin në shenjë proteste.

Më pas, banorët kanë ndërhyrë në vendin e punimeve, duke nxjerrë jashtë makineritë dhe punonjësit e kompanisë që kishte nisur punën për projektin. Si pasojë e reagimit të tyre, punimet janë pezulluar për momentin.

Sipas banorëve, nisja e punimeve është e paligjshme, pasi çështja e pronësisë ende nuk është zgjidhur. Ata theksojnë se në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe një seancë gjyqësore, e cila do të vendosë për pronën, duke kërkuar që çdo punim të ndalet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme