Kronika 2 February 2026, 12:55 Nga VNA

Banorët e Luzës në Fushë-Krujë protestojnë për rrugën e dëmtuar: Na gënjyen kur thanë se do ta rregullonin në shtator

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Luzës në Fushë-Krujë protestojnë

Banorët e fshatit Luzë, në Fushë-Krujë, janë ngritur në protestë ditën e sotme, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës së dëmtuar. Ata deklarojnë se do ta bllokojnë aksin rrugor deri në momentin kur kërkesa e tyre për rregullimin e saj të merret seriozisht në konsideratë nga autoritetet përkatëse.

Sipas banorëve, ata kanë rënë një herë “pre” e mashtrimit nga ana e autoriteteve, të cilat nuk e kanë mbajtur premtimin për rregullimin e rrugës në muajin shtator.

“Ne do të qëndrojmë këtu derisa të vdesim, nuk kemi për ta hapur rrugën. Gjendja është bërë për ibret, këtu ka fëmijë shkolle. Nuk ka pasur asnjë reagim edhe kur protestuam më parë.

Unë e përshkoj këtë rrugë çdo ditë, por është një tmerr. Rruga është për faqe të zezë, makinat na janë shkatërruar, ndërsa taksat po rriten dita-ditës. Ne nuk e dimë nëse duhet të paguajmë goma e pjesë makinash apo shtetin.

Ose do ta rregullojnë, ose nuk do ta lirojmë më kurrë. As natën dhe as ditën, do të qëndrojmë këtu. Na gënjyen një herë kur thanë se do ta rregullonin në shtator.

Ne kemi dalë në protestë për këtë rrugë, e cila është copë-copë. Taksat për makinat ia paguajmë shtetit, por automjetet vetëm se nuk kanë gojë të flasin, sepse nuk mund të futen më këtu”, u shprehën disa nga banorët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme