Kronika 30 September 2025, 13:48 Nga VNA

Banorët e Kolshit në Kukës protestojnë kundër ndërtimit të një fabrike: Kërkojnë transparencë dhe garanci për shëndetin

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Kolshit në Kukës protestojnë kundër

Ndërtimi i një fabrike në fshatin Kolsh të Kukësit ka nxitur reagimin e banorëve, të cilët kanë dalë në protestë duke kërkuar më shumë transparencë mbi projektin. Ata shprehen se nuk janë informuar për funksionin e fabrikës dhe ngrejnë shqetësime serioze mbi ndikimin që mund të ketë në shëndetin e tyre dhe mjedisin përreth.

Sipas banorëve, ende nuk është bërë e qartë nëse objekti do të shërbejë për përpunimin e hekur-nikelit apo për trajtimin e mbetjeve spitalore. Vendndodhja e fabrikës pranë zonave të banuara është një tjetër pikë shqetësimi, që sipas tyre përbën rrezik të drejtpërdrejtë për komunitetin lokal.

Banorët pretendojnë gjithashtu se po ushtrohet presion nga ana e Bashkisë Kukës për të firmosur dokumente që shprehin miratimin e tyre për ndërtimin, pavarësisht mungesës së informacionit zyrtar.

Nëse autoritetet nuk ofrojnë transparencë të plotë dhe nuk marrin parasysh shqetësimet e tyre, banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe ndjekje të rrugëve ligjore për të ndaluar punimet.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme