Kronika 14 February 2026, 13:48 Nga VNA

Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na thanë ta pranoni pasi projekti TID do të bëhet

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na

Banorët e zonave që preken nga projekti TID në Durrës kanë shprehur pakënaqësi pas takimit të zhvilluar në bashki, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Sipas përfaqësuesve të tyre, autoritetet vendore kanë qenë të prerë në qëndrimin se projekti do të zbatohet dhe se prishja e banesave është e pashmangshme.

Përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, deklaroi se gjatë mbledhjes u është bërë e qartë se nuk ka hapësirë për rishikim të projektit, por vetëm përzgjedhje mes opsioneve të ofruara për çmimet dhe strehimin alternativ.

“Në fillim të mbledhjes na u tha qartë se nuk kemi alternativë tjetër veçse të pranojmë se projekti do të bëhet. Ne nuk jemi kundër projektit, por kemi konstatuar gabime dhe kërkuam rishikim. Na u tha se nuk ka rishikim, por vetëm opsione për çmime, strehim dhe objekte ku mund të sistemohen banorët”, u shpreh Koja.

Sipas saj, tensionet u shtuan gjatë diskutimeve, veçanërisht kur banorët ngritën shqetësime për objekte me vlerë historike që, sipas tyre, preken nga projekti. “Kur filluam të dëshmojmë për objekte me vlerë historike, na u tha se do të rishikohen,” shtoi ajo.

Banorët kërkojnë anulimin urgjent të vendimeve të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), duke paralajmëruar se në të kundërt do të kundërshtojnë në terren çdo ndërhyrje.

“Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë është të anulojë të gjitha vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, përndryshe njerëzit do të jenë bashkë në çdo objekt që do të preket. Nëse nuk anulohen, asnjë fjalë e thënë sot nuk ka vlerë”, deklaroi Koja.

Gjatë zhvillimit të takimit, disa prej banorëve që protestojnë kundër prishjes së banesave janë shoqëruar nga policia, pasi kanë tentuar të marrin pjesë në mbledhje.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, 35 familje rezultojnë të prekura drejtpërdrejt në fazën e parë të projektit, ndërsa rreth 100 të tjera preken në vijim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme