Kronika 19 February 2026, 14:58 Nga VNA

Banorët e Durrësit sërish në protestë kundër projektit TID: Përzgjedhja e godinave që do të shemben është bërë në mënyrë klienteliste

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Durrësit sërish në protestë kundër

Banorët dhe bizneset përgjatë bulevardit “Epidamn” në Durrës kanë dalësërish në protestë kundër projektit “TID”, i cili parashikon prishjen e një sërë godinash në zonë. Ata shprehen se janë vënë përpara “zgjedhjeve të imponuara” dhe kërkojnë anulimin e vendimit për lirimin e pronave.

Sipas banorëve, vendimi për shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre është marrë pa transparencë dhe pa një proces të qartë konsultimi. Përmes një peticioni që po firmoset nga komuniteti, ata i bëjnë thirrje Bashkia Durrës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të anulojnë vendimin për prishjen e objekteve.

Banorët pretendojnë se përzgjedhja e godinave që do të shemben është bërë në mënyrë klienteliste. Sipas tyre, ndërsa objektet ekzistuese parashikohen të prishen, në të njëjtën zonë kanë nisur punimet për ndërtimin e godinave të reja, çka sipas tyre ngre dyshime mbi kriteret e ndjekura.

Ata bëjnë të ditur se në mbrëmjen e 18 shkurtit, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar një inspektim në zonë, por pa zhvilluar takime me banorët. Sipas tyre, mungesa e komunikimit ka shtuar pasigurinë dhe shqetësimin mbi fatin e pronave.

Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë kundërshtimin e projektit dhe kërkojnë transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse. Deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura nga komuniteti.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme