Kronika 7 January 2026, 13:31 Nga VNA

Banorët e Durrësit protestojnë pas përmbytjeve: Jemi të izoluar dhe nuk po na ndihmon askush

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Durrësit protestojnë pas përmbytjeve: Jemi të

Banorët e Durrësit dolën këtë të mërkurë në protestë, një ditë pas përmbytjeve që përfshinë disa zona të qytetit, ku shumë banesa vijojnë të jenë nën ujë. Ata kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa shprehin pakënaqësi për mungesën e ndihmës dhe vlerësimit nga institucionet.

Një banor i ish-Kënetës tha se është hera e tretë që oborri i banesës së tij përmbytet dhe se këtë herë uji ka hyrë brenda në shtëpi.

“Uji nuk po tërhiqet. Të heqin ujin nga rrugicat dhe banesat sepse dëmet janë shumë të mëdha. Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën. Jemi të izoluar dhe nuk po na ndihmon askush” u shpreh ai.

Banorët kërkojnë që shteti të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të mos i trajtojë qytetarët si “dorë të dytë”, duke u siguruar mbështetje dhe dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara nga përmbytjet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme