Kronika 25 April 2026, 11:56 Nga VNA

Banorët e Cakranit në protestë, shprehen kundër zhvendosjes së shërbimeve bazë në Levan

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Cakranit në protestë, shprehen kundër zhvendosjes

Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për zhvendosjen e disa shërbimeve publike drejt njësisë së Levanit.

Banorët shprehen se ky vendim vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme, veçanërisht për të moshuarit, të cilët detyrohen të përshkojnë rreth 27 kilometra për të marrë shërbimet bazë administrative.

Sipas tyre, një pjesë e konsiderueshme e komunitetit nuk ka as mundësi dhe as aftësi për të përdorur shërbimet online, çka e bën edhe më problematike situatën e krijuar.

Banorët theksojnë se Cakrani është një zonë me identitet dhe histori të konsoliduar, e përbërë nga 13 fshatra dhe me rreth 17 mijë banorë. Ata e konsiderojnë të pajustifikuar bashkimin e shërbimeve me Levanin, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të vendimit.

“Është e papranueshme që një komunitet kaq i madh të mbetet pa shërbime pranë. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për banorët, sidomos për shtresat më të pambrojtura,” u shprehën protestuesit.

Banorët paralajmërojnë se reagimet e tyre do të vijojnë nëse institucionet nuk ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj problematike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme