Kronika 9 February 2026, 14:42 Nga VNA

Banorët e Baks-Rjollit protestë te Prokuroria dhe Bashkisë Shkodër: Benet Beci të japë sqarime

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Baks-Rjollit protestë te Prokuroria dhe Bashkisë

Protesta e banorëve në Baks-Rrjoll të Velipojës u zhvendos këtë të hënë përpara Prokurorisë së Shkodrës, ku depozituan kërkesë zyrtare për dhënien e një zgjidhjeje të shpejtë ligjore, mbi vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik.

Banorët thonë se dokumentacioni që ata zotërojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet, duke shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit.

Më tej, banorët protestuan edhe përpara Bashkisë Shkodër, ku kërkuan sqarim nga kryebashkiaku Benet Beci, nëse institucioni që ai drejton ka apo jo kompetencë për dhënien e lejës së ndërtimit për investitorin.

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit turistik në pronat e tyre për të shtatën ditë, leje e firmosur nga Belinda Balluku. Për rastin, pronarët e tokave kanë depozituar kallëzim edhe në SPAK.

Banorët e Baks-Rjollit protestë te Prokuroria dhe Bashkisë

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme