Kronika 11 Dhjetor 2025, 19:37 Nga VNA

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë, atentate, trafikuan 1.1 ton drogë

Ndaje në Whatsapp

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Autoritetet greke kanë zbardhur të dhëna të reja mbi një grup kriminal që dyshohet se ka operuar gjatë viteve të fundit në Athinë dhe zona të tjera të vendit, i specializuar në vrasje me pagesë, trafiqe dhe mbrojtje të bizneseve. Në qendër të hetimeve ndodhen dy shtetas shqiptarë, të cilët sipas Policisë Helenike dyshohen se kanë luajtur role kryesore në disa ngjarje të rënda, përfshirë tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala më 16 maj 2025 në Ano Liosia.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Dhimiter Meci

Dhimiter Meci, 45 vjeç, nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, i gjatë rreth 1.65 m, është ndër emrat që policia greke e konsideron si një nga vrasësit me pagesë më aktivë në dekadat e fundit. Sipas burimeve të Policisë Helenike, Meci është proceduar disa herë në Greqi për vjedhje, grabitje, tentativë vrasjeje, vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Karriera kriminale sipas dosjeve të policisë:

2004 – Arrestohet për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitucioni në Athinë.

Gjatë një leje 9-ditore nga burgu i Kasandrës, përfshihet në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, ku u morën 65,000 euro.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, dyshohet se punoi si ndihmës në banda të zhvatjes në zonat Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet paguanin 100–150 euro çdo dy javë për mbrojtje.

Vrasjet ku dyshohet si autor:

Sipas hetuesve grekë, Meci lidhet si i dyshuar me vrasjet:

Panagiotis Stivas (shtator 2006)

Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat (mars 2008)

“Pitsilas” (I.T.) – i dyshuar për lidhje me vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë

Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer vrasje për llogari të mafiozëve grekë të lidhur me botën e natës dhe trafikun e drogës. Në disa raste, ai është hetuar si person që mund të kishte marrë porosi për atentate të nivelit të lartë, përfshirë një shef policie greke dhe mafiozin e njohur Manolis Karagianis (“Karaflas”), vrasje të cilat nuk u realizuan prej tij.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Arrestime të tjera të rëndësishme:

Dhjetor 2014 – Sepolia, Athinë: Arrestohet në shoqërinë e Klodian Lekocajt (Klod Cara), i njohur si drejtues i një grupi vrasjesh me pagesë.

Meci kapet me dy pistoleta dhe dyshohet se ishte përfshirë në një tentativë vrasjeje në Halkidiki në korrik 2014.

Vrasja e Artin Katos (2012):

Në vitin 2018, ndërsa ndodhej i burgosur në Koridhalo, Meci identifikohet për vrasjen e 29-vjeçarit Artin Kato, me të cilin dyshohet se kishte konflikte personale. Meci e kishte ftuar viktimën në një takim përmes një profili të rremë në Facebook. Më pas përgjegjësinë për vrasjen e mori Klodian Lekocaj, dhe Meci u dënua vetëm për bashkëpunim.

Lidhjet kriminale:

Mik i ngushtë i Klodian Lekocajt (Klod Cara) – të arrestuar bashkë në 2014.

Dyshohet të ketë punuar për grupe mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës.

Ka kaluar disa herë në Shqipëri pas ngjarjeve të rënda për t’u fshehur.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Fatjon Prendi

Fatjon Prendi, i lindur më 10.04.1986, aktualisht i burgosur në burgun e Trikallës, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi ku u sekuestruan:

1.1 tonë marijuanë, droga sintetike, arsenal armësh. 

Ai njihet nga policia greke për përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë grabitje me arme dhe përplasje të dhunshme me policinë.

Ngjarja e Krionerit – Dhjetor 2012

Më 7 dhjetor 2012, katër persona, përfshirë edhe Prendin, tentuan të hynin me forcë në një shtëpi në Krioneri, duke grabitur një vajzë që sapo ishte kthyer në banesë.

Përballja me policinë përfundoi me: shkëmbime të forta zjarri, lëndimin e një oficeri policie rrëzimin në një përrua të automjetit të marrë peng një gazetari të njohur grek, Makis Triantafyllopoulos

Prendi vuajti rreth 10 vite burg dhe u lirua me kusht më 11.02.2022. Në vitin 2017 iu gjet një thikë në qeli.

Lidhje me figura të botës së krimit:

Njihet si miku i Alfons Ndoci, shqiptar i ekzekutuar në një burg grek vitin e kaluar.

Emri i tij është përmendur disa herë në dosje të tjera të krimeve të rënda.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Akuzuar  Andrea Brokeri, lindur më 15-11-1993 në Shqipëri.

Vasil Theohari, lindur më 21-03-1994 në Pire – aktualisht në kërkim.

Banda shqiptare që tronditi Greqinë: Vrasës me pagesë,

Jani Lala, objektiv i atentateve të dyshuara; u vra një muaj para se të ekzekutohej nga grupi, në Arahova.

Sipas Policisë Helenike, Meci dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për sulmin e 16 majit 2025 ndaj Jani Lalës, i njohur si i përfshirë në qarqet mafioze greke dhe i dyshuar për lidhje me grupin e “Etnikut”, kriminel i njohur ukrainas që jeton në Dubai.

Si ndodhi atentati: Lala udhëtonte me një Mercedes-Benz të blinduar. Nga një motor, autorët hapën zjarr me rreth 50 plumba. Falë blindimit, Lala mbijetoi.

Hetimet zbuluan se atentatorët përdornin:

furgon me kamera të fshehta, të montuara në panelin e kontrollit pajisje për monitorim 24-orësh të lëvizjeve të objektivit, një automjet të vjedhur në korrik 2025. 

Dy javë pas atentatit, ata u përpoqën sërish të filmonin lëvizjet e Lalës, por u pikasën nga punonjës të karburantit. Policia gjeti kamerën e fshehur brenda automjetit.

Të njëjtët persona dyshohet se kanë kryer:

Zjarvënien e një pike karburanti në Argyroupoli (23 shkurt 2025)

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet mbi rrjetin që dyshohet se përfshin: vrasje me pagesë, atentate të dështuara, trafik droge, zhvatje dhe kontroll të bizneseve, bashkëpunëtorë nga Shqipëria, Greqia dhe vende të tjera

Deri më tani, Dhimiter Meci dhe Fatjon Prendi mbeten dy nga figurat kryesore në dosje, të lidhura sipas policisë me disa prej ngjarjeve më të rënda të dekadës së fundit në Greqi.

 

 

 

Video

PS i gjen punë Endri Shabanit si Avokat i Popullit me firmat e PD

Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona, të dyshuar për mbajtjen peng të një shtetasi në një banesë prej disa ditësh. Sipas burimeve policore, rasti dyshohet të lidhet me gjobëvënie. Ndër të shoqëruarit është edhe një shtetas kosovar. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në koncertin e saj të fundit, Shakira solli në skenë djemtë e saj, Milan dhe Sasha, dhe interpretoi për herë të parë live këngën “Acróstico”, e dedikuar pikërisht atyre. Momenti i veçantë u nda me ndjekësit si një kujtim për të cilin tha se “nuk do ta harroj kurrë”.

Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit. Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur dhe i kanë vënë flakën stadiumit “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën. Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme