Kronika 11 December 2025, 19:20 Nga VNA

Vrasës me pagesë në Greqi, zbulohet rrjeti kriminal dhe “porositë” e radhës

Ndaje në Whatsapp
Vrasës me pagesë në Greqi, zbulohet rrjeti kriminal dhe

Autoritetet greke kanë goditur një nga organizatat më të rrezikshme të vrasësve me pagesë, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe grekë, e cila po përgatitej të realizonte atentatin e radhës në zonën e Pireut. Sipas hetuesve dhe raportimit të “Protothema”, grupi kishte shtrirë aktivitetin e tij në disa rajone të Greqisë dhe kishte aftësi të sofistikuara operacionale dhe teknologjike.

Nga hetimet rezulton se grupi, i përbërë nga 7 persona të arrestuar dhe një tjetër në kërkim, po planifikonte të eliminonte një person që kontrollon disa klube nate dhe stacione benzine në Pire. Ky individ, dikur pjesë e rrethit të ngushtë të një figure të njohur të krimit grek të vrarë në Neos Kosmos, tashmë konsiderohej një objektiv i çmuar në konfliktin e hapur mes fraksioneve të botës së krimit.

Në qendër të grupit qëndronte shqiptari i njohur me nofkën “Dimos”, identifikuar si Dhimitër Meçi nga Gjirokastra, i cili bashkëpunonte ngushtësisht me një 48-vjeçar grek me rol organizator. Pikërisht atentati i dështuar në maj ndaj Giannis Lalas, kreut të një grupi kriminal në Greqi, u bë çelësi që çoi në zbulimin e bandës së killerëve me pagesë.

Lalasi, i cili më vonë u vra në nëntor, kishte informuar policinë greke për lëvizjet e vrasësve të mundshëm dhe të dhënat e tij rezultuan vendimtare. Grupi përdorte një automjet Toyota Yaris të bardhë të vjedhur, por me dokumente dhe targa “origjinale”, çka ngre dyshime serioze për ndihmës brenda shërbimeve publike greke.

Hetimet kanë zbuluar se pjesëtarët e bandës zotëronin njohuri të përparuara teknologjike, saqë ishin në gjendje të çaktivizonin kamera dhe pajisje gjurmimi. Po ashtu, të dhënat e reja tregojnë se ata ishin vetëm një hap larg kryerjes së atentatit të radhës.

Në pranga ka rënë edhe një arsenal i madh armësh, pajisjesh dhe provash të tjera që dëshmojnë aktivitetin e gjerë kriminal të grupit.

Arsenali i sekuestruar nga policia greke:

5 kallashnikovë

5 pistoleta

17 krehëra

785 fishekë

2 jelekë antiplumb

21 kapsolla

31,870 euro

460 gramë kokainë

6 gramë marihuanë

18 celularë

3 automjete

1 automjet i vjedhur

4 motorra

3 skafandra

2 shkopa të palosshëm

1 taser

2 doreza hekuri

2 peshore

1 GPS

1 grirës

1 tablet

2 USB

Dokumente bankare, pajisje elektronike dhe sende të tjera të forta

Sipas “Protothema”, lufta për kontrollin e botës së natës në Greqi është ndezur më shumë se kurrë, ndërsa grupet rivale po përgatiten për përplasjet e radhës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme