Kronika 4 Mars 2026, 13:11 Nga VNA

Banda e Laert Haxhiut/ Dëshmia: Kisha konflikt me Çajup Selimin, i bënte telefonata anonime gruas time

Ndaje në Whatsapp

Banda e Laert Haxhiut/ Dëshmia: Kisha konflikt me Çajup Selimin, i

Në procesin ndaj pjesëtarëve të bandës kriminale të drejtuar nga Laert Haxhiu, kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares, ish-kreut të Bandës së Lushnjes, GJKKO dëgjoi rrëfimet e disa dëshmitarëve.

Elvis Shehu, kushëri me viktimën Çajup Selimi, i cili u vra në derën e pallatit me 1 qershor 2011 deklaroi se para se ai të ekzekutohej e kishte shoqëruar me makinë deri tek rrugica e shtëpisë. “Vrasja ka ndodhur më 1 qershor 2021. Kam qenë më vëllain e Çajupit, e kam marrë dhe atë të puna e tij dhe kemi bërë shëtitje. Teksa shëtisnin, pashë xhaxhain tim bashkë me një të njohur. I morëm dhe ata dhe i çuam te puna. Kur po ktheheshim më tha; më ço të shtëpia. E kam lënë të rrugica e lagjes së tij. 20 minuta me vonë me mori policia dhe më tha: pyet se i ka ndodh diçka Çajupit”, tha dëshmitari. Ai shpjegoi se nuk kishte dijeni që Çajupi të kishte probleme apo konflikte me ndonjë person.

Spiro Kore, një tjetër dëshmitar tha se mbrëmjen e ngjarjes, kishte parë një person me kapele të ulur të hyrja e pasme e pallatit të Çajup Selimit dhe të nesërmen mësoi se ai ishte vrarë. Ai tha se Çajupi merrej me tregti, ndërsa nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti.

Për  vrasjen e Çajup Selimit në qytetin e Tepelenës, akuzohen Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Erisiano Abedini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka dhe Bujar Abedini. Nga hetimet ka rezultuar se tregtari Selim kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit të tyre, Erisiano Abedini që thirej me nofkën “Cano” dhe për këtë arsye ai kishte kërkuar ekzekutimin e tij.

Dëshmia e Ahmet Abedinit

Në gjykatën e Posaçme dëshmoi dha dëshminë e tij, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të cilët akuzohen  nga SPAK për vrasjen e biznesmenit Selimi.

“Atë ditë kam qenë në punë, pasdite kam ikur në Gjirokastër, kisha shtruar nënën në spital. Kishim të njëjtin aktivitet tregtar, shisnim materiale ndërtimi. Unë kam dy dyqane. Një punoj unë, një e punonte gruaja. Kam pasur konflikte me Çajupin se i bënte telefonata nuses time, anonime, në çdo orë të ditës apo të natës. Kemi pasur konflikte edhe me fjalë edhe nja dy herë është rrahur me djalin, Elisjanon. I binte telefonit, pa pushim, kisha dy vjet që e kisha marrë. I thamë mos i bjer telefonit. Vajtuam edhe në gjykatë, për këtë punë. I kishte bërë nusja padi. Kishte 5-6 muaj që kishin bërë marrëveshje me policinë që nuk do kishin konflikte. Ishim të bindur se i bënte ai telefonatat. “Dua t’i bëj telefonatat”, thoshte ai.

Bashkëshortes i binte telefoni, në çdo orë të ditës. Ndonjëherë edhe jo anonime.I dërgonte mesazhe. E ngacmonte bashkëshorten. Ajo i thoshte mos i bjer më telefonit. Nuk i përgjigjej. Vëllai nuk ka qenë në dijeni të telefonatave që i bënte bashkëshortes. Asnjë nga vëllezërit nuk e dinte. Nga ora 12.00 i natës e mora vesh që ishte vrarë Çajupi. Vajta në komisariat, më thanë ata hajde, i pyeta ata unë 10 herë çfarë keni, nuk më thanë. Në komisariat më thanë që ishte vrarë. I thashë që kam qenë rrugëve, kisha çuar nënën në spital. Bujarin mund të kisha 10 ditë pa e takuar. Nëna rrinte me Bujarin, por e shoqëroja unë në spital se ai kishte bagëti, ishte çoban. Erisjano ishte në Tiranë, erdhi pas nja 3-4 ditësh. Atë natë e kërkoi policia, por pastaj folën me telefonin e nuses që Erisjano ishte në Tiranë. Nuk shkuam në varrimin e tij se isha në polici”, përfundoi dëshmitari.

Video

Pentagoni ka publikuar pamjet filmike që tregojnë momentin kur një nëndetëse amerikane godet një anije luftarake iraniane në oqeanin Indian. Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se SHBA-ja fundosi “një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”. Sipas informacioneve paraprake, rreth 180 persona ndodheshin në bord të anijes iraniane “Iris Dena” në momentin e sulmit. Deri tani, 32 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet e Sri Lanka kanë konfirmuar për BBC-në se 80 trupa janë gjetur.

Sara Mile si eksperte e rrugëve: Aksi Librazhd-Përrenjas ishte me probleme gjeologjike…

Deputetja e PD Manjola Luku vë alarmin: mund të na sulmojë Irani, çfarë masash ka marrë Edi Rama?

Komanda Qëndrore e SHBA-së (CENTCOM) publikoi një video ku shfaqet shkatërrimi nga forcat amerikane i një objekti detar iranian në Gjirin e Omanit, duke deklaruar se flota e Teheranit në këtë rrugë ujore është reduktuar nga 11 anije në zero brenda dy ditësh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme