Kronika 9 December 2025, 11:59 Nga VNA

Bamir Topi dëshmon në SPAK për “21 janarin”: Hetimet vazhdojnë për vrasjet e protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Bamir Topi dëshmon në SPAK për “21 janarin”: Hetimet

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi dëshmoi sot në SPAK për ngjarjet e “21 janarit”.

“Unë kam folur për 21 janarin vazhdimisht. Por sot do të më kuptoni, meqë është institucion hetimi po e mbyll me kaq. Unë kërkoj mirëkuptim. Dihet, funksioni i SPAK është hetimi për të dalë e vërteta, në respekt të institucionit. Çdo gjë është në fazë hetimi në këtë institucion, e mbyll me kaq”, tha ish-kreu i Shtetit.

Bamir Topi ka pasur përplasje të forta me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e etiketoi si “horr” bulevardi. Më herët për 21 janarin kanë dhënë dëshmi ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Për vrasjet e 2 protestuesve, Faik Myrtaj e Ziver Veizi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës së kohës janë dënuar me 1 vit ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe me 3 vite Agim Llupo ish-gardist. Vrasja e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës gati 15 vite më parë kanë mbetur pa autor dhe SPAK po heton për identifikimin e ekzekutorëve dhe urdhëruesve të krimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme