Kronika 30 April 2026, 10:36 Nga VNA

“Balluku”, rrëzohet ankimi, Apeli i Posaçëm dritë jeshile këqyrjes së celularëve të sekuestruar

Ndaje në Whatsapp
“Balluku”, rrëzohet ankimi, Apeli i Posaçëm

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimimin e shoqërisë “Senka” shpk që kundërshtonte këqyrjen nga ana e SPAK të pajisjeve, celularë apo kompjutera të sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shoqëria Senka dyshohet se ka fituar një lot të Unazës së Madhe dhe për shkak se dyshohet se tenderi ishte i paracaktuar nga ish-ministrja Balluku, SPAK urdhëroi kontroll në këtë kompani, por edhe shumë të tjera, si Nova e Ilir Shtufit, apo Gjoka e Rrok Gjokës, si dhe kontroll vartësve e njerëzve të besuar të ish-numrit dy të qeverisë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 80 celularë dhe pajisje kompjuterike, të cilat me vendim gjykate u dërguan për ekspertim. Pas përfundimit të ekspertimit, SPAK urdhëroi të mërkurën kontrolle të reja, në total 20 urdhër kontrolle. Në sitën e prokurorëve të posaçëm kaluan familjarë të Belinda Ballukut, shoqëri tregtare, e deri tek pastruesja e shtëpisë e shoferi i saj. SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën prokuruese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, si dhe po e heton nën dyshimet për paracaktim të të gjithë loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës.
Prokuroria e Posaçme kërkoi leje për ta arrestuar Ballukun, por u rrëzua nga maxhoranca. Ndërsa për ish-zv.kryeministren janë në fuqi dy masa sigurie “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme