Kronika 27 November 2025, 11:14 Nga VNA

"Balluku", Kushtetuesja pritet të shqyrtojë çështjen e pezullimit nga detyra

Ndaje në Whatsapp

"Balluku", Kushtetuesja pritet të shqyrtojë

Në Gjykatën Kushtetuese, kolegji i përbërë nga relatori Sandër Beci, si dhe Sonila Bejtja e Marsida Xhaferllari, pritet të mblidhet dhe të vendosë për çështjen e Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë pezullim nga ushtrimi i funksionit dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në Kolegj më herët ishte Olta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, e cila, për shkak të mbarimit të mandatit, u largua dhe u pasua nga Asim Vokshi. Ndaj në Kolegj hyri Marsida Xhaferllari, e cila ushtron dhe detyrën e kryetares derisa të zgjidhet kryetari i ri.

Këshilli i Ministrave ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të pezullojë vendimin e gjykatës së Posaçme, me qëllim që znj. Balluku të rikthehet në detyrë derisa çështja të zgjidhet në themel.

Kolegji pritet të vendosë sot lidhur me këtë çështje.

Balluku është e para zv.kryeministre në detyrë e cila pezullohet nga detyra. Ajo është e pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për tenderin Loti 4 Unaza e Madhe.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme