Kronika 23 Gusht 2025, 23:12 Nga VNA

Babai i vrau nënën, vajza e çiftit shqiptar në Greqi: Do bëhem prind për vëllezërit e motrat e mia

Ndaje në Whatsapp
Babai i vrau nënën, vajza e çiftit shqiptar në Greqi: Do

Vajza e çiftit shqiptar, në një intervistë për mediat greke, taxydromos.gr, 18-vjeçarja foli me dhimbje për dramën familjare që po përjeton, duke thënë se tani ndihet sikur ka humbur të dy prindërit e saj.

“Atë që i bëri ai mamasë sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp. Nuk kam më as nënë as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vegjël. Do të bëhem edhe nënë edhe baba për ta që tani e tutje. Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ata e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ata e kishin zili dhe e admironin. Tani ai na ka shkatërruar”, tha mes lotësh 18-vjeçarja.

Më herët mediat greke publikuan pamje nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, i cili vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij në sy të katër fëmijëve të tyre në Volos të Greqisë.

Autori i krimit makabër, u arrestua pasditen e sotme nga policia greke.Pamjet e publikuara nga protothema.gr tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten (22/8) vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas u arratis.

Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:

” Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”

Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.

Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.

Vrasje para fëmijëve të mitur

Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis.  Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.

Vajza tha për median gegonota.neës se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.

“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”

Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç.

E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore

Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor:

• 2013: Arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Greqi• 2018: Dënuar me 1 vit burg për deklarata të rreme.• 2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.• 2020: Dënuar me 4.5 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në qershor të këtij viti, Nakoleci u shtrua me urdhër prokurorie në një klinike psikiatrike në Spitalin e Volosit, pasi kishte tentuar vetëvrasjen. Mjekët përcaktuan se ai kishte nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe ai kishte qëndruar i shtruar për disa kohë./ Panorama 

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme