Kronika 6 December 2025, 19:56 Nga VNA

Babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë!

Ndaje në Whatsapp
Babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull:

Babai shqiptar i vogëlushit ka folur për mediat greke dhe ka zbuluar se si ndodhi ngjarja tragjike. “Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, çifti, që ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte larguar për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël humbi vëmendjen e prindërve dhe iu afrua pemës ku ishte lidhur pitbulli, i cili e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku të qëndronte, dhe ky më mori djalin tim. Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” shtoi babai i të voglit.

Prindërit e fëmijës e transportuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthosit, ku mjekët bënë gjithçka për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Babai i fëmijës është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme