Kronika 24 September 2025, 17:09 Nga VNA

Babai i 15-vjeçares që u hodh nga kati i katërt: Erdhi nga shkolla dhe më tha se shokët e kishin bullizuar

Ndaje në Whatsapp
Babai i 15-vjeçares që u hodh nga kati i katërt: Erdhi nga

Një ngjarje tronditëse ndodhi këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës, ku një vajzë 15-vjeçare u hodh nga kati i katërt i banesës së saj. Fatmirësisht, ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është aktualisht e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Babai i adoleshentes ka folur për mediat, duke treguar se vajza kishte ndjenja të thella shqetësimi për shkak të bullizmit që po përjetonte. Ai u shpreh se vajza i kishte shprehur atij shqetësimet e saj pas një dite të vështirë në shkollë.

“Erdhi nga shkolla dhe më tha se shokët e kishin bullizuar. Një vajzë dhe një djalë i kishin thënë ‘je e shpifur’,” rrëfeu babai i saj. Ai tha gjithashtu se ditën e ngjarjes, familja ishte duke festuar ditëlindjen e të birit.

Kalimtaret e rastit i dhanë ndihmën e parë vajzës, e cila u dërgua në spital në gjendje të koshiente. Babai tregoi se kishte vënë re se vajza rrinte shumë ditën pa ngrënë dhe kishte pak shoqëri, vetëm një shoqe të afërt.

“Vendosëm që të mos e çojmë vajzën më në shkollë për shkak të bullizmit. Ajo është në Tiranë dhe në gjendje të mirë. Mësuesit dhe psikologët duhet të ndërhyjnë për të ndaluar bullizmin,” përfundoi ai.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme