Kronika 30 July 2025, 14:57 Nga JJ

Azgan Mernica dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia

Ndaje në Whatsapp
Azgan Mernica dënohet me burgim të përjetshëm për

Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj Azgan Mernicës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në maj të vitit 2024.

 


Sipas dosjes së prokurorisë dhe fakteve të paraqitura në seancë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dërmenas, ku Mernica po udhëtonte së bashku me të ëmën. Efektivi Cenalia, 28 vjeç, i cili ishte me shërbim në atë segment rrugor, i kërkoi Mernicës të ulë shpejtësinë e mjetit, pasi bëhej fjalë për një zonë të banuar dhe me prezencë të lartë të fëmijëve dhe kalimtarëve.

 


Reagimi i Mernicës, në atë kohë 23 vjeç, ka qenë i menjëhershëm dhe ekstrem. Ai ndaloi automjetin, zbriti nga makina dhe i drejtoi armën policit. Më pas, e qëlloi tre herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend efektivin e rendit. Sipas dëshmive dhe hetimeve, i riu kishte në mjet një pistoletë pa leje dhe nuk kishte pasur më parë precedentë penalë.

 


Ngjarja shkaktoi një reagim të gjerë nga opinioni publik, strukturat e policisë dhe institucionet shtetërore, duke nxitur kërkesa për dënim maksimal dhe drejtësi për viktimën.

 


Pas më shumë se një viti hetimesh dhe gjykimesh, trupa gjykuese e Fierit ka vendosur që Azgan Mernica të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, pa të drejtë për ulje dënimi, duke e konsideruar veprimin si vrasje të punonjësit të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje dhe në rrethana rënduese.

 


Familja e efektivit të ndjerë ka shprehur një ndjenjë të pjesshme qetësie pas vendimit, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit kanë deklaruar se “drejtësia ka folur” dhe se “çdo akt ndaj punonjësve të rendit do të përballet me forcën e ligjit.”

 


Ngjarja mbetet një ndër rastet më të rënda të dhunës ndaj efektivëve të policisë në vitet e fundit në Shqipëri.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme