Kronika 9 October 2025, 10:06 Nga VNA

Avokati i Elvis Shkambit: Shfaqi pendesë për krimin. Roja vuante nga diabeti, kancelaria nuk ia kishte pranuar lejen

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Elvis Shkambit: Shfaqi pendesë për krimin. Roja vuante nga

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Elvis dhe Gjon Shkambin të dyshuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel. Avokati Kujtim Ibro deklaroi se Elvis Shkambi shfaqi pendesë të thellë dhe kërkoi falje familjes së gjyqtarit Kalaja.

"Elvis Shkambi tha se e kreu vrasjen në tronditje të fortë psikike pasi ka hasur në padrejtësi nga gjykatat prej vitesh për çështjen e pronës", tha avokati. Ibro u shpreh se Shkambi armën e mbante pasi ka punuar në institucione të ruaitjes fizike. Por pranoi se arma ishte pa leje. Sa i përket Banush Koxhaj, punonjësit të sigurisë të akuzuar për shpërdorim detyre, avokati tha se ai ka qenë sëmurë kur xhaxha e nip hynë në gjykatë. "Banush Koxhaj vuan nga diabeti dhe ka kërkuar leje te kancelarja, por se kanë zëvendësuar", theksoi avokati.

Punonjësi i sigurisë ka deklaruar në sallën e gjyqit se "kam qenë i sëmurë, para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmeruar dhe kancelaren se nuk ndihem, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelarja më ka dhënë leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar", tha ai.

Edhe Koxhaj u la arrest me burg.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme