Kronika 2 February 2026, 18:46 Nga VNA

Avokatët e huaj të Erion Veliajt: Procesi ka shkelur çdo standard të gjykimit të rregullt

Ndaje në Whatsapp

Avokatët e huaj të Erion Veliajt: Procesi ka shkelur çdo

Avokatët ndërkombëtarë që përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë dalë me një deklaratë të ashpër për mediat pas seancës së sotme gjyqësore, duke e cilësuar procesin në zhvillim si një shkelje flagrante të së drejtës për një gjykim të drejtë.

Sipas tyre, seanca konfirmoi edhe një herë se procedura ka tejkaluar çdo standard minimal ligjor. Ata theksojnë se Veliaj u detyrua sërish të mbrohej vetë, pavarësisht se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, pa pëlqimin e tij. Vetë avokatja e caktuar nga gjykata pranoi publikisht se nuk kishte pasur kohë reale për t’u njohur me dosjen voluminoze dhe se nuk kishte mundur ta konsultonte atë me klientin e saj, duke kërkuar shtyrje të seancës — kërkesë që u rrëzua në mënyrë arbitrare.

Avokatët denoncojnë gjithashtu sjelljen e gjykatës, e cila, sipas tyre, jo vetëm refuzoi kohën shtesë për mbrojtjen, por përdori edhe tone tallëse ndaj avokates së caktuar, duke denigruar veprimtarinë e saj profesionale.

Në mënyrë absurde — theksohet në deklaratë — gjykata e konsideroi mbrojtjen “të ezauruar”, ndërkohë që as Veliaj dhe as avokatja e caktuar nuk kishin akses të plotë në dosje, e cila përmban rreth 61 mijë faqe.

Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se kishte ardhur edhe i sëmurë për t’u mbrojtur, por ngriti pyetjen thelbësore: si mund të mbrohet dikush kur nuk i jepet mundësia të njihet me provat? Edhe kërkesa për t’iu dhënë dosja në format elektronik përmes një laptopi u refuzua.

Avokatët kritikojnë ashpër edhe qëndrimin e prokurorisë, e cila ka argumentuar se Veliaj mund të gjejë avokat në Shqipëri pasi ka paguar avokatë jashtë vendit për “lobim”. Sipas tyre, ky pretendim është keqdashës dhe juridikisht i pavlefshëm, pasi ushtrimi i mbrojtjes nuk mund të pengohet me justifikime të tilla.

Ata shtojnë se prokuroria ka paraqitur si “provë” një portal mediatik dhe opinionin e një gazetari, pa asnjë dokument ligjor që të provojë ndonjë paligjshmëri, ndërsa gjykata e ka pranuar këtë si bazë për mbajtjen e Veliajt në paraburgim.

Për shkak të këtij qëndrimi që e konsiderojnë haptazi të njëanshëm, Veliaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja.

Në përfundim, avokatët paralajmërojnë se kjo çështje rrezikon të mbetet në histori si një nga shkeljet më të rënda të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri, duke e quajtur atë “kufirin ekstrem të skandalit juridik” që po prodhon e ashtuquajtura “drejtësi e re”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme