Kronika 13 September 2025, 20:18 Nga VNA

Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila, izolohet në

Ragip Gila, autori atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Ai po mbahet në qeli të veçantë për momentin, për arsye sigurie. 

Ngjarja 

Më 8 shtator në Shkodër, ndodhi një atentat me armë zjarri ka lënë pas dy të vrarë dhe dy të plagosur. Autori i dyshuar, Ragip Gila, 29 vjeç, i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua nga policia menjëherë pas krimit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në një lokal të frekuentuar, ku Gila hyri dhe qëlloi drejt një grupi personash. Në vendngjarje mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja – ky i fundit truprojë i biznesmenit Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur rëndë. E plagosur mbeti edhe Meri Kaceri, kamarierja e lokalit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso (i njohur si Brajoviç), me të cilin dyshohet të ketë pasur konflikte të mëparshme. Megjithatë, hetimet po ndjekin edhe pistën e një vrasjeje me pagesë.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti Gila-s armë zjarri, jelek antiplumb, maska dhe mjet për largim nga vendngjarja. U shpallën gjithashtu në kërkim dy bashkëpunëtorë, një 39-vjeçar dhe një i mitur 17 vjeç.

Ragip Gila kishte qenë më parë i arrestuar në dhjetor 2023 për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, por ishte liruar në mars 2025 me kusht nga Gjykata e Shkodrës, duke përfituar shërbim prove për 5 vite.

Policia dhe prokuroria janë në hetim intensiv për zbardhjen e plotë të kësaj masakre dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme