Kronika 5 October 2025, 12:49 Nga VNA

Automjeti i djegur me 2 armë zjarri në Tapizë, policia tregon se ku është përdorur

Ndaje në Whatsapp
Automjeti i djegur me 2 armë zjarri në Tapizë, policia tregon se

Një ditë më parë, policia gjeti dy armë zjarri pranë një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë. Sipas njoftimit për mediat, automjeti i lidhur me këtë rast dyshohet se është përdorur në një ngjarje kriminale të regjistruar më 3 tetor në rrugën “Besim Cera”. Në këtë adresë, në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K., i cili jeton jashtë shtetit, u gjetën dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

 “Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme