Kronika 12 December 2025, 09:11 Nga VNA

Arrestohet ushtari i Ervis Martinaj në Fushë Kuqe/ Proda hesht për dështimin në Dobraç

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet ushtari i Ervis Martinaj në Fushë Kuqe/ Proda hesht

Policia konfirmoi lajmin e VNA për aksionin në Fushë Kuqe dhe Dobraç të Shkodrës. Në pranga në Fushë Kuqe ranë dy të kërkuar nga SPAK, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha.

Elvin Merlika akuzohet nga SPAK si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit 2022. Por Ilir Proda, nga ana tjetër, teksa flet për suksesin në Fushë Kuqe, hesht për dështimin në Dobraç ndaj grupit Bajri, ku pati kontrolle por doli duarbosh.

Arrestohet ushtari i Ervis Martinaj në Fushë Kuqe/ Proda hesht

Në foto Elvin Merlika

Emrat e Elvin Merlikës dhe Alket Xhixhës dolën gjatë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në kuadër të hetimit të dosjes Plumbi i Artë.

Merlika, i konsideruar si ushtari i Ervis Martinaj, ishte pjesë e planit për të vrarë Endrit Doklen. Ndërsa Xhixhë akuzohet se ndërmjetësoi takimin mes Martinaj dhe Nuredin Dumanit.

Arrestohet ushtari i Ervis Martinaj në Fushë Kuqe/ Proda hesht

Në foto Alket Xhixha

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar:

2 armë zjarri tip pistoletë
2 armë gjahu
Municion luftarak pa leje
2 radio ndërlidhëse si ato të policisë
Një jelek antiplumb

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme