Kronika 2 September 2025, 10:45 Nga VNA

Arrestohet shtetasja italiane që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet shtetasja italiane që shkaktoi aksidentin me dy viktima në

Numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mesditën e së hënës në autostradën Levan–Vlorë ka shkuar në dy. Pas mesnate ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës edhe pasagjeri i kamionçinës së përfshirë në përplasje, shtetasi Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një automjet i drejtuar nga shtetasja italiane Angela Tanzilo humbi kontrollin dhe u përplas me kamionçinën. Fillimisht humbi jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të vogël, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe vdekja e pasagjerit.

Policia ka bërë me dije se Angela Tanzilo, banuese në Napoli është arrestuar dhe ndaj saj po vijojnë procedurat ligjore për ngjarjen tragjike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme