Kronika 22 August 2025, 14:10 Nga VNA

Arrestohet Ramadan Zoto, i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë. Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, Arben Ismailaj, në shtëpinë e të cilit u gjet arsenal armësh

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Ramadan Zoto, i shpallur në kërkim për plagosje

Ka marrë fund arratia e Ramadan Zotos, i njohur ndryshe si “Dane”, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur në Sarandë gjatë muajit korrik.

Zoto akuzohet se, pas një konflikti të mëparshëm, plagosi me armë zjarri pistoletë dy shtetas nga Kamza, Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç. Ngjarja solli një hetim të gjerë dhe shpalljen e tij në kërkim kombëtar.

Mëngjesin e sotëm, strukturat e Policisë kanë finalizuar operacionin duke e prangosur në qytetin e Korçës, ku ai ndodhej nën shoqërimin e një personi të besuar, Arben Ismailaj. Të dy personat rezultojnë të kenë qenë më parë së bashku në një burg në Greqi.

Gjatë operacionit, u arrestua edhe Ismailaj, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga DVP Fier. Në datën 17 gusht 2025, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fier nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, policia zbuloi dhe sekuestroi një arsenal armësh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në banesën e tij u gjetën:

një armë zjarri automatik model 56,
një silenciator,
dy pistoleta TT model 54,
një pistoletë model me kalibër të vogël,
si dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Për pasojë, ndaj Arben Ismailajt rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa ndaj Ramadan Zotos, përveç plagosjes së dyfishtë, pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera. Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë ngjarje vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të tjera të mundshme kriminale të dy të arrestuarve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme