Kronika 27 August 2025, 18:28 Nga VNA

Arrestohet piloti i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet piloti i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.

Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.

Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Index”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes të tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore  - me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.

Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.

Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.

Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit. (Koha Ditore)

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme